Sport

FFK-ja e vendosur që mos ta lejojë Crvena Zvezda-n në Kosovë, me gjithë kërkesën e FIFA-s

FFK-ja e vendosur që mos ta lejojë Crvena Zvezda-n në Kosovë, me gjithë kërkesën e FIFA-s

Shtëpia botërore e futbollit FIFA, i ka kërkuar Federatës së Futbollit të Kosovës që ta lejojë zhvillimin e ndeshjes së Kupës së Serbisë ndërmjet Trepçës dhe Crvna Zvezdës në territorin e Kosovës.

Në letrën e dërguar FFK-së, FIFA i ka inkurajuar që për të mirën e futbollit ta heqin kërkesën pranë organeve të sigurisë së Kosovës dhe të lejojnë që kjo ndeshje të zhvillohet më 5 tetor në Mitrovicë të Veriut.