Sport

FFK-ja mohon letrën e FIFA-s ku i kërkohet t’i lejojë ndeshjet ilegale të Serbisë

FFK-ja mohon letrën e FIFA-s ku i kërkohet t’i lejojë ndeshjet ilegale të Serbisë

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka mohuar se FIFA i ka nisur letër, nëpërmjet së cilës i është kërkuar që të lejojë zhvillimin e ndeshjes në kuadër të Kupës së Serbisë ndërmjet Trepçës ilegale me bazë në veri të vendit dhe Cërvena Zvezdës, në Zveqan.

Mediumet serbe të enjten kanë publikuar një letër, e që sipas tyre ajo i është dërguar kreut të FFK-së, Agim Ademi. Letra, e cila është publikuar, mban firmën e datës 20 shtator dhe është e firmosur nga Mattias Grafstorm, zëvendës-sekretar i përgjithshëm i FIFA-s, shkruan sot Koha Ditore.