Dy gola të shpejtë në sfidën Dortmund – Werder, shënon Rashica Foto: Ilustrim

Rashica ndihmon Werderin të marrë një pikë ndaj Dortmundit

28 September 2019 18:41
20:27

Dortmundi e Werderi kanë ndarë pikët në javën e gjashtë në Bundesligë.

Ishte Milot Rashica ai që i dha epërsinë Werderit duke shënuar një gol të bukur në minutën e tetë të takimit, në barazimin prej 2 me 2, transmeton Koha.net.

Por, pas vetëm një minute Dortmundi i barazoi shifrat përmes Gotzes.

Katër minuta para përfundimit të pjesës së parë Dortmundi kaloi në epërsi përmes Reusit.

Megjithatë, mysafirët arritën të shënojnë golin e barazimit në minutën e 55 përmes Friedlit.

Në vendin e shtatë Dortmundi ka 11 pikë, derisa Werderi në vendin e dhjetë ka 7 pikë.

18:41

Dy gola të shpejtë në sfidën Dortmund – Werder, shënon Rashica

Fuqishëm ka nisur sfida ndërmjet Dortmundit dhe Werderit, dukeu shënuar dy gola për nëntë minuta.

Ishte Milot Rashica ai që shënoi një supergol në minutën e tetë të ndeshjes pas asistimit nga Klaassen, transmeton Koha.net.

E pas një minute Dortmundi barazoi shifrat përmes Gotzes.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme