Stadiumi i stërmbushur në derbin e Gjilanit, atmosferë e zjarrtë nga “Skifterat” e “Intelektualët” Foto: Koha

Drita fiton ngushtë derbin ndaj Gjilanit

Florim Maliqaj 29 September 2019 15:06
16:57

Drita ka fituar 0 me 1 derbin ndaj Gjilanit në xhiron e shtatë të Superligës.

Këtë fitore, “Intelektualët” e arritën falë golit të Ardian Cuculit.

Drita është e dyta në tabelë, me 14 pikë të tubuara, një prapa liderit Feronikeli.

Gjilani ka 12 pikë në pozitën e gjashtë.

Image
15:36

Drita në epërsi, shënon Cuculi

Drita ka kaluar në epërsi ndaj Gjilanit.

Ishte Ardian Cuculi ai që i dha epërsinë Dritës në minutën e 30 për të çuar në këmbë “Intelektualët”.

15:06

Stadiumi i stërmbushur në derbin e Gjilanit, atmosferë e zjarrtë nga “Skifterat” e “Intelektualët”

Gjilani e Drita është derbi i kësaj jave në Superligën e Kosovës në futboll.

Stadiumi i qytetit është i stërmbushur me tifozët e të dyja skuadrave “Skifterat” e KF Gjilanit dhe atyre të Dritës “Intelektualët”, transmeton KTV.

  • Foto: Koha

Ndeshja ka nisur në ora 15:00.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme