Sport

FFK-ja denoncon në polici dyqanin që po shet fanella të falsifikuara të Kombëtares

FFK-ja denoncon në polici dyqanin që po shet fanella të falsifikuara të Kombëtares

Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se ka denoncuar në polici shitjen ilegale të fanellave të Kombëtares së Kosovës nga dyqane online në rrjetet sociale, siç është rasti i fundit me “RK” Sport Shop”.

FFK-ja sqaron opinionin se falsifikimi i tillë nuk do të tolerohet në asnjë mënyrë dhe të gjithë ata që do të bëjnë shitjen e tillë të fanellave do të paraqiten në prokurorinë e shtetit dhe në agjensionin e të drejtave autoriale dhe do të dënohen sipas ligjeve në fuqi të Kosovës.