Sport

Tottenhami shpreson ta tregojë forcën e stinorit të shkuar ndaj Bayernit

Tottenhami shpreson ta tregojë forcën e stinorit të shkuar ndaj Bayernit
 

Pas startit zhgënjyes në stinorin e ri të Ligës së Kampionëve, Tottenhami do të jetë i uritur për fitoren e parë në ndeshjen e xhiros së dytë kundër Bayernit, që luhet të mërkurën (sot) në Londër.

Nënkampioni në fuqi i Evropës, Tottenhami, u detyrua të pajtohet me barazim në ndeshjen e parë të fazës së grupeve në udhëtim ndaj Olympiacosit (2:2) para dy javëve edhe pse ishte në avantazh prej dy golave. Dueli me Bayernin është derbi i xhiros së dytë për ndeshjet e grupeve që luhen të martën (sot), shkruan sot Koha Ditore.