Sport

Interi i Contes para testit më të vështirë në “Champions”

Interi i Contes para testit më të vështirë në “Champions”

Antonio Conte është kthyer në futbollin italian me shumë stil, pasi Interi po fluturon nën urdhrat e tij këtë edicion.

Me Conten në krye, Interi ka regjistruar start perfekt në Serie A, duke shënuar gjashtë fitore në po aq xhiro të luajtura deri më tash. Kjo është hera e parë pas 53 vjetësh që Interi ka pasur një nismë të tillë. Por, tash ekipi i Contes është para testit më të vështirë deri më tash, transmeton Koha Ditore shkrimin e AP-së.