Sport

Llapi mposht Feronikelin në Drenas për ta marrë kreun e tabelës

Llapi mposht Feronikelin në Drenas për ta marrë kreun e tabelës
Foto nga arkivi
 

Llapi ka fituar kryendeshjen e xhiros së tetë në Superligën e Kosovës duke e mposhtur Feronikelin në shtëpi, 1 me 2.

Mentor Zhdrella shënoi golin e parë për llapjanët, në fund të pjesës së parë. Mevlan Zeka barazoi gjithçka në minutën e 81-të, ndërsa i njohuri për golat në minutat e fundit, Mërgim Pefqeli, shënoi në minutat shtesë për t’ia siguruar fitoren e pestë këtë edicion ekipit të Tahir Batatinës.