Sport

Behrami mund të kthehet tek Udinese

 

Aventura e Valon Behramit te skuadra e Sionit u mbyll shumë shpejtë. Megjithatë, gruaja e tij, Lara Gut-Behrami, skitare e njohur botërore, ka bërë të ditur se Valoni është i disponuar dhe se shpejtë mund të bëhet sërish me skuadër.

Ajo në një intervistë dhënë gazetës zvicerane “Blick”, ka thënë se Udinese është vendi ku me shumë gjasë do të përfundojnë, transmeton KTV.