Sport

Në “Karagaç” kthehet derbi që u ka munguar të gjithëve

Federata e Basketbollit e Kosovës me dy fjali e kishte përmbledhur njoftimin për kthimin e klubit të basketbollit Peja në Superligën e Kosovës. Duhet shumë më tepër hapësirë dhe fjali për të paraqitur rëndësinë e Pejës për basketbollin kosovar dhe fitoret e basketbollit kosovar nga kthimi i Pejës së fuqishme, ndonëse për inkuadrim të saj në Superligë nuk është përfillur gara.

Me kthimin e Pejës së fuqishme, basketbollit dhe sportit kosovar në përgjithësi i kthehet një prej derbive më të mëdhenj, ai Peja - Sigal Prishtina, shkruan sot Koha Ditore.