Sport

Valon Behrami largohet nga Sioni pas vetëm 3 muajsh

 

Ka zgjatur më pak se 3 muaj përvoja e Valon Behramit te Sioni në Superligën e Zvicrës. Futbollisti shqiptar, që deri pak kohë më parë përfaqësonte Zvicrën në rang kombëtaresh, ka prishur marrëveshjen me klubin.

34-vjeçari nuk i ka bërë të qarta arsyet, por ka treguar se të dyja palët kanë rënë dakord për të mos e vazhduar bashkëpunimin.