PSG-ja dëshiron ta “blindojë” Verrattin Foto: Reuters

PSG-ja dëshiron ta “blindojë” Verrattin

08 October 2019 21:21

Te kampioni i Ligue 1, PSG po duan ta mbajnë mesfushorin italian Marco Verratti sa më gjatë që të jetë e mundur.

“L’Equipe” ka raportuar të martën, se drejtuesit e ekipit francez tashmë i kanë ofruar kontratë të re, Verrattit, transmeton “Koha Ditore”. Italiani ka kontratë me PSG-n deri në vitin 2022, por me kontratën e re, ai do të jetë pjesë e klubit deri në vitin 2024.

Mësohet se palët janë në negociata dhe gjasat janë të mëdha që Verratti të pranoj ofertën, pasi do të ketë pagë dukshëm më të mirë.

“Paraqitjet e mira të Verrattit kanë detyruar klubin t’i ofrojë atij kontratën e re deri në vitin 2024”, ka shkruar gazeta franceze.

Verratti, 26-vjeçar, këtë edicion ka 11 paraqitje në të gjitha garat. Ai është pjesë e ekipit francez prej vitit 2012 dhe ka të fituar gjashtë tituj kampioni të Francës.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme