Benzema rinovon me Real Madridin Foto: Reuters

Benzema rinovon me Real Madridin

08 October 2019 21:41

Sulmuesi francez Karim Benzema do të jetë pjesë e Real Madridit deri në verën e vitit 2022, pasi ka arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës për një vit.

Kështu, kanë njoftuar të martën mediumet spanjolle. Krahas rinovimit të kontratës, Benzemas i është rritur edhe paga vjetore prej nëntë në 11 milionë euro, transmeton “Koha Ditore”. Ky shpërblim për Benzeman ka ardhur pas formës së tij të mirë që ka treguar këtë edicion dhe kërkesës së trajnerit Zinedine Zidane.

Benzema ka shënuar gjashtë gola në shtatë paraqitje në La Liga. Ai është pjesë e Real Madridit prej vitit 2009 kur u transferua nga Lyoni për 35 milionë euro dëmshpërblim.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme