Sport

Gjibraltari, testi final i Kosovës para ndeshjes së rëndësishme

Gjibraltari, testi final i Kosovës para ndeshjes së rëndësishme

Dy lojtarë që mund ta fitojnë rastin ndaj Gjibraltarit, kanë folur të martën mbrëma në konferencën e zakonshme të përfaqësueses së Kosovës në futboll.

Kosova të enjten nga ora 18:00 takohet në "Fadil Vokrri" me Gjibraltarin, ndërsa portieri Samir Ujkani dhe sulmuesi Atdhe Nuhiu mund ta fitojnë rastin në këtë sfidë, pasi në kohët e fundit nuk i janë ndarë stolit, shkruan sot Koha Ditore.