Sport

Sipas Gjuriqit, pas ndalimit të ndeshjes “Zvezda” – “Trepça”, FFK duhet të përjashtohet nga UEFA e FIFA

Sipas Gjuriqit, pas ndalimit të ndeshjes “Zvezda” – “Trepça”, FFK duhet të përjashtohet nga UEFA e FIFA

Beograd, 9 tetor - Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, pas ndalimit të ndeshjes futbollistike midis "Cërvena Zvezdës" së Beogradit dhe "Trepçës" së Mitrovicës, që duhej të zhvillohej në Zveçan, ka deklaruar për media se "Prishtina duhet të fluturojë kryengul nga UEFA dhe FIFA, ku" siç është shprehur ai, "asnjëherë nuk e kishte vendin", raportojnë mediat e Beogradit, transmeton Koha.net.

"Ky është edhe një fakt për përpjekjet e Prishtinës që Serbinë në çdo mënyrë, madje edhe simbolikisht, ta përzë nga Kosova e Metohija, ndonëse ndeshja kishte për qëllim promovimin e sportit dhe asnjë mesazh politik", është shprehur ai, ndonëse zhvillimi i një gare çfarëdo karakteri në një vend tjetër cenon sovranitetin dhe integritetin e atij vendi dhe në rastin e Serbisë ka mesazh politik dhe pretendim territorial, rikujton Koha.net vërejtjet e institucioneve të Republikës së Kosovës.