Sport

Ajeti pritet të debutojë në Premier League

Ajeti pritet të debutojë në Premier League

Albian Ajeti ka gjasa të mëdha që të debutoj te West Hami në duelin e ardhshëm që ekipi nga Londra e luan kundër Evertonit në kuadër të Premier League, kanë njoftuar të mërkurën mediumet angleze.

Sulmuesi 23-vjeçar, iu bashkua West Hamit nga Baseli para fillimit të këtij edicioni për 8.7 milionë euro, por deri më tani nuk e ka asnjë paraqitje te ekipi anglez në kampionat, por ka vetëm dy paraqitje në League Cup, transmeton “Koha Ditore”. West Hami ndeshjen e ardhshme kampionale e luan në udhëtim kundër Evertonit, më 19 tetor.