Sport

Gjibraltari, mundësi për të nisur tjetër seri të fitoreve

Gjibraltari, mundësi për të nisur tjetër seri të fitoreve

Seleksionuesi i Kosovës, Bernard Challandes, ka refuzuar ta quajë ndeshjen me Gjibraltarin miqësore. Për të është shumë më tepër.

Ai thotë se kjo ndeshje, që të enjten (sot, 18:00) do të luhet në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë, është përgatitore për duelin, siç e ka quajtur ai vendimtar, kundër Malit të Zi, shkruan sot Koha Ditore.