Sport

Kryeminstri bullgar kërkon dorëheqjen e shefit të futbollit pas skandalit racist

Kryeminstri bullgar kërkon dorëheqjen e shefit të futbollit pas skandalit racist

Kryeministri bullgar, Boyko Borissov i ka kërkuar presidentit të Unionit Shtetëror të Futbollit, Borislav Mihaylov, që të japë dorëheqje pas abuzimeve raciste të tifozëve bullgarë kundër lojëtarëve të Anglisë, gjatë ndeshjes së zhvilluar në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të Futbollit, Euro 2020.

Ndeshja, që ka përfundur me rezultat 6:0 në të mirë të anglezëve është ndalur përkohësisht nga referët për shkak shkeljeve që ka kryer turma në stadiumin kombëtar të Bullgarisë.