Real Madridi insiston për Kanten

Real Madridi insiston për Kanten

17 October 2019 20:51

Skuadra e Real Madridit po insiston në transferimin e mesfushorit të Chelseat, francezit N’Golo Kante. Gazeta spanjolle “Marca” ka raportuar të enjten se për shërbimet e Kantes, të cilin Reali synon ta angazhojë verën e ardhshme, ka bërë gati një ofertë të majme.

Për kartonin e Kantes, i cili pëlqehet shumë nga trajneri Zinedine Zidane, Reali është i gatshëm të paguajë 86 milionë euro dëmshpërblim plus të ofrojë kartonin e kolumbianit James Rodriguez, transmeton Koha Ditore.

Kante 28-vjeçar, vlerësohet ndër mesfushorët më të mirë në Evropë dhe ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2023. Ai këtë edicion ka shënuar dy gola në gjashtë paraqitje për Chelsean, të cilit ekip iu bashkua në vitin 2016 nga Leicesteri.

Kante ka fituar dy tituj kampioni në Premier League.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme