Sport

Superliga kthehet me derbin në Drenas

Superliga kthehet me derbin në Drenas
 

Kampioni në fuqi, Feronikeli, ka pasur kohë të mjaftueshme për të përmirësuar dobësitë që i janë shfaqur në dy ndeshjet e fundit. Më 2 tetor, Feronikeli kishte humbur 2:1 në shtëpi nga Llapi, ndërsa më 7 tetor barazoi 1:1 me Trepçën '89 në udhëtim. Prej atëherë i ka pasur dhjetë ditë kohë për të përgatitur ndeshjen ndaj Gjilanit, që zhvillohet të premten (sot) nga ora 14:00 në stadiumin "Rexhep Rexhepi" në Drenas.

Feronikeli - Gjilani është një nga tri ndeshjet e xhiros së dhjetë të Ipko Superligës së Kosovës në futboll, që zhvillohen të premten. Pasi ka lëshuar pikë në dy ndeshjet e fundit, Feronikeli ka humbur paksa hapin me kryesuesit. Renditet i pesti me 16 pikë, katër më pak se Ballkani që prin. Gjilani është i treti me 18 pikë, sa i ka edhe Drita në vend të dytë. Ndërkohë Llapi është i katërti me 17 pikë, shkruan sot Koha Ditore.