Racizmi godet sërish futbollin anglez, braktiset një ndeshje në FA Cup

Racizmi godet sërish futbollin anglez, braktiset një ndeshje në FA Cup

19 October 2019 19:05

Racizmi vazhdon të jetë prezent në fushat e futbollit anglez.

Gjatë ditës së sotme lojtarët kanë braktisur fushën për këtë arsye gjatë ndeshjes ndërmjet Haringey Borough dhe Yeovil në kuadër të FA Cup, raporton Sky Sports.

Viktimë e fyerjeve racistë në këtë takim ishte portieri i Haringey Borought, Valery Douglas Pajetat, transmeton Koha.net.

Futbollistët braktisën fushën në minutën e 64, dhe në atë kohë Yeovili po udhëhiqte me rezultat prej 1 me 0.

Të dy klubet e kanë dënuar këtë akt racizmi.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme