Sport

La Liga shqyrton masat ligjore pas ndryshimit të datës së “Clasicos”

La Liga shqyrton masat ligjore pas ndryshimit të datës së “Clasicos”

Në një kthesë të radhës të një lufte për fuqi që nuk po merr fund, liga spanjolle të mërkurën ka thënë se do të shqyrtojë mundësinë të marrë masa ligjore ndaj Federatës së Futbollit të Spanjës për vendimin që "Clasico" ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit të luhet të mërkurën e 18 dhjetorit, shkruan AP.

Liga ka lëshuar një komunikatë pak kohë pasi që Federata njoftoi se më 18 dhjetor do të luhet ndeshja ndërmjet dy gjigantëve të futbollit.