Mustafi realizon autogol

Liverpooli fiton në penalti dramën ndaj Arsenalit, kalon në çerekfinale të Kupës EFL

30 October 2019 20:44
22:42

Liverpooli ka fituar në penalti përballjen dramatike me Arsenalin në 1/8 e finales në Kupën EFL.

Ndeshja shkoi në penalti pasi ekipet barazuan 5 me 5 në kohën e rregullt.

Shkodran Mustafi i Arsenalit hapi serinë e golave në ndeshjen dramatike në Anfield. Ai realizoi gabimisht në portën e tij për t’i dhënë epërsinë LIverpoolit. Por Arsenali u këndell brenda pjesës së parë me tre gola. Lucas Torreira shënoi i pari, ndërsa Martinelli realizoi dy herë të tjera për 1 me 3. Në fund të pjesës së parë, James Milner ngushtoi rezultatin në 2 me 3.

Në pjesën e dytë, Arsenali shënoi i pari me Maitland-Niles, para se Oxlade-Chamberlain e Divock Origi të shënonin për të barazuar rezultatin. Golin e fundit për Arsenalin e realizoi Joe Willock. Në fund Divock Origi shënoi për 5 me 5 për të çuar ndeshjen në penalti.

Në penalti, Liverpooli fitoi 5 me 4 me Dani Ceballos që huqi penaltinë.

21:16

Pesë gola në pjesën e parë në ndeshjen Liverpool - Arsenal

Pesë gola janë shënuar në pjesën e parë të ndeshjes mes Liverpoolit dhe Arsenalit në Kupën EFL.

Fillimisht Shkodran Mustafi realizoi autogol për t’i dhënë epërsinë Liverpoolit, para se Lucas Torreira e Gabriel Martinelli me dy gola të kthenin epërsinë kah Arsenali.

Në fund të pjesës së parë James Milner ngushtoi rezultatin në 2 me 3. Ai realizoi nga penaltia.

20:44

Mustafi realizon autogol

Mbrojtësi shqiptar i Arsenalit, Shkodran Mustafi, ka shënuar autogol në përballjen me Liverpoolin në 1/8 e finales në Kupën EFL.

Ai shënoi gabimisht në portën e tij pas vetëm gjashtë minutash lojë për t’i dhënë epërsinë Liverpoolit.

Mustafi në sezonin e ri nuk ka pasur asnjë paraqitje në Premier Ligë.

 

 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme