Kriza e tre shqiptarëve më të suksesshëm

Kriza e tre shqiptarëve më të suksesshëm

01 November 2019 09:33

Kur bëhet fjalë për sukseset e arritura në karrierë, Shkodran Mustafi e Xherdan Shaqiri janë pa konkurrencë futbollistët shqiptarë më të suksesshëm.

Mbrojtësi Mustafi e kishte fituar titullin e botës me Gjermaninë në vitin 2014, për suksesin bindshëm më të madh të shqiptarëve në nivel përfaqësuesesh. Sulmuesi i krahut, Shaqiri, e ka fituar Ligën e Kampionëve dy herë, me Bayernin në vitin 2013 dhe me Liverpoolin këtë vit, për suksesin bindshëm më të madh në nivel klubesh, shkruan sot “Koha Ditore”.

Granit Xhaka “plotëson” treshen e futbollistëve shqiptarë që janë pjesë e top-klubeve të mëdha evropiane. Xhaka e Mustafi janë tek Arsenali, ndërsa Shaqiri te Liverpooli.

Por të tre janë në një moment të vështirë në karrierë. Kriza është e përbashkëta e tyre aktualisht.

Sidomos për Mustafin e Xhakën mediat në Angli janë të mbushura me shkrime negative. Mustafi 27-vjeçar është në moshën më të mirë për një mbrojtës stabil. Por pas paraqitjeve që kishte edicionin e kaluar e të cilat u kritikuan shumë, Mustafi ka humbur vendin tek Arsenali. Për ndeshje të Premier Leagues as që grumbullohet.

Ka luajtur tri ndeshje në Ligën e Evropës dhe dy të tjera për Kupë. Të mërkurën mbrëma shënoi autogol, ndërsa Arsenali pësoi pas penalltive nga Liverpooli në kuadër të EFL Cup. Në ndeshjen me dhjetë gola (5:5), Mustafi e kishte dërguar i pari topin në rrjetë në minutën e gjashtë. Ai shënoi autogol.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme