Sport

Kloppi i përgjigjet Guardiolas që e akuzoi Manen për simulim

Kloppi i përgjigjet Guardiolas që e akuzoi Manen për simulim

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, i ka dalë në mbrojtje sulmuesit Sadio Mane pasi trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola tha se futbollisti i “Të Kuqve” nganjëherë simulon.

Mane realizoi në fund të ndeshjes me Aston Villan të shtunën, por më herët kishte marrë karton të verdhë për shkak të simulimit. Kjo kishte nxitur reagime të shumta.