Shfuqizohet kartoni i kuq ndaj Sonit

Shfuqizohet kartoni i kuq ndaj Sonit

05 November 2019 18:40

Kartoni i kuq i sulmuesit të Tottenhamit, Son Heung-minit, i marrë pas ndërhyrjes ndaj Andre Gomesit të Evertonit në fundjavë, është shfuqizuar nga Federata e Anglisë.

Në incidentin e së dielës, mesfushori i Evertonit pësoi lëndim të rëndë në këmbë. Gjyqtari Martin Atkinson ndëshkoi fillimisht Sonin me karton të verdhë, para se ta ndryshonte në të kuq.

Sulmuesi korean u largua nga fusha për shkak të ndërhyrjes serioze, por komisioni i garave e vlerësoi si largim të gabuar.

Përsëritjet e pamjeve treguan se Gomes pësoi lëndimin pas ndërhyrjes së Sonit dhe para përplasjes me Serge Aurierin.

Duke shpjeguar vendimin e Atkinsonit, Premier Liga kishte thënë se “kartoni i kuq ishte për shkak të rrezikimit të sigurisë së lojtarit, që ndodhi si pasojë e ndërhyrjes së parë”.

Pas takimit, trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino, kishte thënë se sistemi VAR do të duhej të përdorej për të hequr kartonin e kuq.

Gomës u operua dhe, të martën, u lirua nga spitali.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme