Mbrojtësi i Drenicës ftohet nga Liberia

Mbrojtësi i Drenicës ftohet nga Liberia

05 November 2019 18:42

Qendërmbrojtësi i Drenicës, Prince Balde, ka marrë ftesë zyrtare nga kombëtarja e Liberisë, ka bërë të ditur klubi kosovar.

Kombëtarja e këtij shteti do të ballafaqohet më 19 nëntor, përballë Iranit në Tehran, dhe Balde është ftuar që të jetë pjesë me ekipin kombëtar.

“Balde është një ndër mbrojtësit më stabil në elitën e futbollit kosovar, prandaj paraqitjet e tij të mira me ekipin tonë, i kanë lënë përshtypje edhe përzgjedhësit të Kombëtares së Liberisë, Peter Butler”, thuhet në njoftim të Drenicës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme