Përfundojnë ndeshjet e Superligës, Gjilani del në vend të parë

Përfundojnë ndeshjet e Superligës, Gjilani del në vend të parë

07 November 2019 15:00

Gjatë ditës së sotme janë zhvilluar edhe 2 ndeshje në kuadër të javës së 14 të Superligës së Kosovës.

KF Ferizaji ka pritur klubin nga Prishtina, Kf Flamurtarin ndërsa Vushtrria, Gjilanin, transmeton Koha.net.

Ferizaj ka arritur ta mposht Flamurtarin 1 me 0 me golin e shënuar nga Adenis Shala në minutën e 27 të ndeshjes.

Vushtrria ka humbur 3 me 0 nga Gjilani, i cili tani zë vendin e parë, me 30 pikë në Superligën e Kosovës.

Kf Gjilani tani gjende në vendin e parë me 30 pikë, i ndjekur nga pas nga Ballkani po ashtu me 30 pikë ndërsa në vendin e tret gjendet Drita me 27 pikë.

Në vendin e katërt gjendet Prishtina me 24 pikë ndërsa të pestin Llapi po ashtu me 24 pikë e Feronikli në të gjashtin me 22 pikë.

Image

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme