Heroi i ri i Real Madridit, Rodrygo, kishte firmosur me “Nike” si 11-vjeçar

Heroi i ri i Real Madridit, Rodrygo, kishte firmosur me “Nike” si 11-vjeçar

08 November 2019 10:45

I bekuar me talent të madh, Rodrygo Goes, është sensacioni i radhës nga Brazili që ka bërë të gjithë tifozët e futbollit të flasin për të.

Të mërkurën mbrëma, tinejxheri që i kushtoi Real Madridit 45 milionë funte, prezantoi veten te skena e madhe me tre gola të shënuar ndaj Galatasarayt. Mediumet spanjolle e kanë quajtur atë “dhuratë nga qielli”.

Vetëm 18-vjeçar, suksesi i Rodrygos në fushën e futbollit ishte shkruar në yje qëkur ishte 11-vjeçar.

Para se të arrinte moshën e tinejxherit, sulmuesi kishte firmosur me gjigantin e pajisjeve sportive, “Nike”, duke u bërë sportisti më i ri ndonjëherë që u lidh me këtë kompani.

Një vit para kësaj ai po vlerësohej si “Neymari i ardhshëm” dhe si talenti më i mirë që nga Pele, ndërsa po luante për skuadrën e futsalit të Santosit, shkruan “The Sun”, transmeton “Koha Ditore”.

Edhe legjenda braziliane, Zico, kishte thënë se talenti i lindur kishte një “të ardhme të bukur para vetes”.

Rodrygo është lindur dhe rritur në qytetin industrial Osasco, që gjendet në shtetin e Sao Paulos, nga prindër tinejxher.

Babai i tij, Eric, ishte një futbollist që ndërroi shumë skuadra, por kurrë nuk luajti në elitën e Brazilit. Ai u koncentrua në rritjen e të birit që nga mosha 16-vjeçare e tij.

Mirëpo, ishte New Yorku qyteti ku sponsorët nisën të marrin shënime për supertalentin.

Duke përfaqësuar Santosin në një turne atje, ai u shqua me shkathtësitë e mëdha.

Zyrtarët e marketingut të “Nike” menjëherë panë shenja të dollarit dhe firmosën me Rodrygon, duke e bërë atë sportistin më të ri të lidhur në kontratë nga “Nike”, duke e firmosur para se të arrinte moshën 12-vjeçare.

Edhe Neymari i madh u desh të priste derisa mbushi 13 vjet para se të vinin firmat e mëdha sportive.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme