Sport

Unitedi e Tottenhami në garë për Rodriguezin

Unitedi e Tottenhami në garë për Rodriguezin

Skuadrat nga Premier League, Manchester United dhe Tottenham janë futur në garë për shërbimet e mesfushorit të Real Madridit, kolumbianit James Rodriguez.

Mediumet britanike kanë zbuluar të premten se si Unitedi ashtu edhe Tottenhami, kanë shprehur gatishmëri të paguajnë dëmshpërblim deri në 40 milionë euro për transferimin e Rodriguezin gjatë afatit kalimtar të janarit, transmeton Koha Ditore.