Sport

Albert Bunjaki nis punën te KF Feronikeli

Albert Bunjaki nis punën te KF Feronikeli
 

Ish selektori i Kosovës, Albert Bunjaki, ka marrë post të ri në KF Feronikeli, atë të këshilltarit të klubit, ka konfirmuar klubi nga Drenasi.

"Bunjaki gjithashtu ka marrë edhe postin e Instruktorit Teknik në UEFA, një pozitë e favorshme jo vetëm për të dhe klubin, por për gjithë futbollin kosovar në përgjithësi. Ai i besoi projektit të klubit, me në krye presidentin, Naser Ramaj, me të cilin janë akorduar për një bashkëpunim afatgjatë për riorganizimin e klubit", thuhet në faqen zyrtare të Feronikelit.