Sport

Atletico me ofertë për Rakitiqin

Atletico me ofertë për Rakitiqin

Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitiq ka gjasa të mëdha që gjatë janarit të transferohet te ekipi tjetër nga La Liga, Atletico Madridi.

Gazeta spanjolle “Mundo Deportivo” ka raportuar të premten se Atletico tashmë ka bërë ofertë zyrtare për transferimin e Rakitiqit, që do të largohet nga Barça për shkak se nuk bën pjesë në planet e klubit, transmeton Koha Ditore.