Austria U21 me epërsi të dyfishtë ndaj Kosovës U21

Kosova U21 pëson humbje të thellë ndaj Austrisë U21

15 November 2019 18:24
19:51

Kosova U21 ka pësuar humbje të thellë në udhëtim tek Austria U21 në kuadër të kualifikimeve për Evropian.

Vendasit arritën të arkëtojnë pikët e plota duke fituar me rezultat prej 4 me 0, transmeton Koha.net.

Ishte Raguz ai që shënoi golin e parë në këtë takim në minutën e 14.

Më pas, dy gola i shënoi Friedl në minutën e 20 dhe 69.

Kurse golin e fundit në këtë përballje e shënoi Lovriq nga penaltia në minutën e 74.

Rastin më të mirë për “Dardanët” e pati Valdrin Mustafa, i cili në fund të ndeshjet përkundër që e kaloi edhe portierin nuk arriti të dërgojë topin në rrjetë.

Image
19:33

Austria shënon edhe dy gola ndaj Kosovës U21

Austria U21 ka krijuar epërsi prej katër me zero ndaj Kosovës U21.

Ishte Freidl ai që shënoi golin e tretë për vendasit dhe të dytin personal, transmeton Koha.net.

Ai shënoi në minutën e 69 pas asistimit nga Lovriq.

E pas pesë minutave Lovriq u tregua i saktë nga penaltia për rezultatin prej 4 me 0.

18:53

Mbyllet pjesa e parë, Kosova me dy gola disavantazh ndaj Austrisë

Ka përfunduar pjesa e parë e takimit në mes të Kosovës dhe Austrisë, Në kategorinë U21.

Dy me zero është rezultati i pjesës së parë, në të cilën u vërejt një dominim i austriakëve.

18:24

Austria U21 me epërsi të dyfishtë ndaj Kosovës U21

Kosova është në disavantazh prej dy golave në 20 minutat e parë ndaj Austrisë U21.

Raguz ishte ai që shënoi golin e parë për vendasit në minutën e 14 pas asistimit nga Ëober, transmeton Koha.net.

Derisa gol shumë të bukur shënoi në minutën e 20 Friedl.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme