Azemi lëndohet në stërvitjen para ndeshjes së Prishtinës

Azemi lëndohet në stërvitjen para ndeshjes së Prishtinës
Kapiteni i Prishtinës, Edmond Azemi, është lënduar në stërvitjen me klubin, pak minuta para përballjes me Bayreuthin në FIBA Europe Cup.
Në kohën kur ai pritej të paraqitej për herë të parë pas suspendimit nga klubi, për shkak të kacafytjes me Dardan Berishën, Azemi pësoi lëndim në shpinë.
Sipas pamjeve të deritashme, ai duket se nuk do të mund të paraqitet në këtë ndeshje.

Te Prishtina rikthehet Azemi, mungon Berisha
Kapiteni Edmond Azemi është rikthyer te Prishtina, pas suspendimit që i ishte bërë nga klubi, për shkak të përplasjes me bashkëlojtarin Dardan Berisha.
Në anën tjetër, Berisha nuk është parë fare te ekipi i Prishtinës pak minuta para ndeshjes në FIBA Europe Cup ndaj Medi Bayreuthit.
Të dy lojtarët ishin suspenduar pas përleshjes që kishin pasur në ndeshjen me Rahovecin në Superligën e Kosovës, javë më parë. Azemi më pas kishte kërkuar falje publike, ndërsa klubi nuk kishte bërë të ditur se sa do të zgjasë suspendimi.
Sot Prishtina, me fillim prej orës 19:00, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, zhvillon ndeshjen më të rëndësishme deri tash në FIBA Europe Cup. Nëse arrin të fitojë me nëntë pikë epërsi ndaj gjermanëve, kampioni kosovar siguron kalimin në fazën tjetër të garave, e nëse humb apo fiton me më pak se nëntë pikë epërsi, atëherë e mbyll për këtë vit në këtë garë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Dortmundi fiton me rikthim të rezultatit

Kovaçi kundër ish-skuadrës, Bayernit

PSG-ja luan ndeshjen e parë në shtëpi

Milani nis mbrojtjen e titullit ndaj Udineses

Tottenhami do ta ketë testin e vërtetë në fundjavë

Solomoni i bashkohet Gjilanit

Avdijaj e vlerëson startin te Zuerichu si më të mirin në karrierë

Peja kompletohet me basketbollistë të huaj, ka ende vende të lira për vendorë

Pritjet e Lulanoviqit për suksesin historik të Ballkanit

Zyrtare, Berisha kthehet te Prishtina

Guardiola konfirmon transferimin e Gomezit
