Milani dhe Interi, interesim konkret për Xhakën Foto: Getty Images

Milani dhe Interi, interesim konkret për Xhakën

20 November 2019 22:10

Gjigantët italianë, Milani dhe Interi, kanë shprehur interesim konkret për t’i siguruar shërbimet e mesfushorit shqiptar të Arsenalit, Granit Xhaka, shkruan “Sky Germany”.

Mesfushori që luan me Përfaqësuesen e Zvicrës, pati problem me tifozë në duelin kundër Crystal Palaceit para një muaji, transmeton KTV.

Besohet se Xhaka po kërkon një klub ku mund të luajë rregullisht, derisa vëmendje ka marrë edhe nga ekipi tjetër i Premier Leagues, Newcastle United.

27-vjeçari Granit Xhaka është pjesë e Arsenalit që prej vitit 2016-të dhe ka luajtur me fanellën e “Revolveristëve” në 107 ndeshje të ligës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme