Galatasaray insiston për Shaqirin Foto: Reuters

Galatasaray insiston për Shaqirin

26 November 2019 22:00

Kampioni i Turqisë, Galatasaray, po insiston për transferimin e Xherdan Shaqirit, i cili është pjesë e Liverpoolit.

Gazeta turke “Hurriyet” të martën ka raportuar se Shaqiri do të jetë transferimi i madh i Galatasarayt gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi ekipi turk tashmë ka nisur negociatat me futbollistin.

Mësohet se Galatasaray po kërkon huazimin e Shaqirit me detyrim të blerjes së kartonit të tij në fund të edicionit, duke pasur parasysh hapësirën e tij të vogël te Liverpooli. “Xherdan Shaqiri pritet të jetë përforcim i madh i Galatasarayt.

Klubi ka nisur negociatat me futbollistin. Shaqiri shihet si shpëtimtari i Fatih Terimit, që këtë edicion ka startuar dobët”, ka shkruar gazeta turke. Shaqiri 28-vjeçar, këtë edicion ka vetëm katër paraqitje te Liverpooli këtë edicion.

Me ekipin anglez ka kontratë deri në vitin 2023, kurse karrierë ka bërë edhe te Stoke City, Interi, Bayerni e Baseli.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme