Real Madridi është i vendosur që në fund të këtij edicioni, të transferoj qendërmbrojtësin e Napolit, senegalezin Kalidou Koulibaly.
Gazeta spanjolle “Marca” ka raportuar të martën se Reali po bën gati një ofertë të majme për ekipin italian, i cili më herët ka bërë të ditur se për ta lënë të lirë Koulibalyn kërkon të paktën 100 milionë euro dëmshpërblim, transmeton Koha Ditore.
Skautët e Realit këtë edicion e kanë përcjellur disa herë nga afër Koulibalyn dhe kanë mbetur të kënaqur me paraqitjet e senegalezit që vlerësohet ndër mbrojtësit më të mirë në Serie A.
28-vjeçari, këtë edicion ka 17 paraqitje te Napoli në të gjitha garat. Ai te Napoli është transferuar në vitin 2014 dhe ka kontratë deri në vitin 2023.