Liverpooli fiton derbin ndaj Evertonit, shënon Shaqiri Foto: Reuters

Liverpooli fiton derbin ndaj Evertonit, shënon Shaqiri

04 December 2019 23:08

Derbi i “Merseyside” ndërmjet Liverpoolit dhe Evertonit i ka takuar asaj të parës.

Skuadra e Jurgen Kloppit fitoi këtë përballje me rezultat prej 5 me 2, transmeton Koha.net.

Ishte Origi ai që hapi serinë e golave në minutën gjashtë pas asistimit nga Mane, i cili në minutën e 17 asistoi edhe Xherdan Shaqirin.

Evertoni ngushtoi rezultatin në minutën e 21 përmes Keanet.

Por, vendasit shënuan edhe dy gola në pjesën e parë. Origi e Mane shënuan për 4 me 1.

Kurse Evertoni arriti të shënojë edhe njëherë në minutën e 45+3 përmes Richarlisonit.

Në pjesën e dytë Liverpooli arriti të shënojë edhe njëherë përmes Wijnaldumit, i cili shënoi në minutën e 90 pas asistimit nga Firmino.

Me këtë fitore Liverpooli shkon në kuotën e 43 pikëve dhe mban vendin e parë pas 15 xhirove në Premier Ligë. Derisa Evertoni në vendin e 18 ka 14 pikë dhe rrezikon të bie nga liga.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme