Berat Gjimshiti ia siguron pikët e plota Atalantas ndaj Veronas Foto: Ilustrim

Berat Gjimshiti ia siguron pikët e plota Atalantas ndaj Veronas

07 December 2019 17:03

Atalanta ka fituar në minutat e fundit përballjen ndaj Veronas.

E ishte pikërisht mbrojtësi shqiptar, Berat Gjimshiti ai që shënoi golin e fitores për vendasit, transmeton Koha.net.

Atalanta e fitoi këtë përballje me rezultat prej 3 me 2.

Di Carmine shënoi të dy golat për ekipin mysafir.

Kurse për vendasit shënuan Malinovski, Muriel e Gjimshiti, me këtë të fundit që shënoi golin e fitores në minutën e 90+3.

Nga minuta e 85 Verona mbeti me një lojtar më pak në fushë kur me kartonin e dytë të verdhë u ndëshkua Dawidowicz.

Me këtë fitore Atalanta arrin në kuotën e 28 pikëve dhe mban vendin e gjashtë. Derisa Verona në vendin e nëntë ka dhjetë pikë më pak.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme