Sport

Sigal Prishtina mposht me rezultat të thellë Trepçën

 

Sigal Prishtina ka mposhtur si mysafir Trepçën me rezultat të thellë 105:65, në takimin e fundit të xhiros së 16-ë të Superligës së Kosovës në basketboll.

Mysafirët dominuan në fushë në tre çerekët e ndeshjes, derisa atë të katërtin, njëherësh i fundit, e fituan vendësit, por pa mundur të bëjnë kthim në rezultat.