Fellaini kthehet në Angli

Fellaini kthehet në Angli

09 December 2019 12:59

Pa i mbushur një vit në Superligën e Kinës, te skuadra Shandong Luneng, mesfushori belg Marouane Fellaini ka vendosur të kthehet në Premier League, raportojnë mediumet angleze të hënën.

Fellaini në janar të këtij viti u largua nga Manchester Unitedi për t’u transferuar te ekipi kinez për 15 milionë euro dëmshpërblim.

Këtë edicion ai ka 12 gola e pesë asistime në 32 paraqitje te Shandong Luneng në të gjitha garat dhe ka kontratë deri në fund të vitit 2021, transmeton Koha Ditore. Por, dëshira e tij është të kthehet në Premier League, pasi e ka kontaktuar trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho.

Ky i fundit është i gatshëm të paguajë dhjetë milionë euro dëmshpërblim për 32-vjeçarin. Fellaini në Angli, karrierë ka bërë edhe te Evertoni.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme