Gattuso zëvendëson Ancelottin te Napoli Foto: Reuters

Gattuso zëvendëson Ancelottin te Napoli

09 December 2019 20:30

Gennaro Gattuso raportohet se ka arritur marrëveshje për t’u bërë trajner i Napolit.

Sipas raportimeve, italiani ka arritur marrëveshje për të zëvendësuar Carlo Ancelottin, pavarësisht asaj çfarë arrin Napoli në Ligën e Kampionëve.

Napolit i duhet një fitore ndaj Genkut për të kaluar tutje në Ligën e Kampionëve.

Fillimisht u raportua se kalimi në raundin me eliminim direkt do të shpëtonte Ancelottin, por “Sky Sport Italia” raporton se Gattuso tashmë ka nënshkruar kontratën 18 muajshe, pavarësisht rezultatit të së martës.

Napoli aktualisht është i shtati në tabelën e Serisë A dhe nuk ka fituar në ligë për gati dy muaj.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme