Reja konfirmon marrëveshjen për të qëndruar te Shqipëria edhe katër vjet

Reja konfirmon marrëveshjen për të qëndruar te Shqipëria edhe katër vjet

09 December 2019 23:17

Trajneri i kombëtares shqiptare në futboll, Edi Reja, ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes me federatën shqiptare të futbollit për zgjatjen e kontratës.

Në një intervistë për “ABC News”, Reja ka konfirmuar se sot është takuar me presidentin e FSHF-së, Armando Duka dhe kanë biseduar për detajet tjera, pos asaj të akordit të arritur ditë më parë.

“Po, e kishim konkluduar akordin 20 ditë më parë akordin. Sot u ritakuam për të ardhmen tonë, dhe jo vetëm për pjesën teknike që më takon mua, por edhe ato mjekësore, përgatitësin atletik, video-analistin, dhe për perspektivën tonë për të ardhmen”, ka thënë ai.

Duke folur për kontratën katërvjeçare, Reja ka thënë se do të qëndrojë te Shqipëria për aq sa “të jem në gjendje ta bëj me përgjegjësinë e duhur këtë punë”.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme