FFK-ja s’flet për “dëshmitë tronditëse” të biletave, mbyll debatin me një shkresë të UEFA-s

FFK-ja s’flet për “dëshmitë tronditëse” të biletave, mbyll debatin me një shkresë të UEFA-s

Tahir Sopi Tahir Sopi 10 December 2019 08:37

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) gjatë ditës së hënë ka lëshuar dy komunikata, por në njërën, ndër të tjera, ka thënë se “me këtë e mbyll debatin artificial” të hapur nga ata që, sipas saj, duan të dalin në skenë. I është referuar Arianit Ahmetit, që po kërkon zgjedhje të reja për kryetar në Federatë e që për këtë, ditë më parë është shkarkuar nga posti i zv.sekretarit të përgjithshëm të FFK-së.

Bashkë me këtë “vendim” për të mos u marrë me Ahmetin, FFK-ja ka publikuar edhe një shkresë të një zyrtari të UEFA-s, që ishte prezent me rastin e zgjedhjes së Agim Ademit kryetar i FFK-së në korrik të 2018-s. Sipas shkresës së Thierry Favres dërguar FFK-së me kërkesë të saj, “Ademi është zgjedhur kryetar me aklamacion dhe me mandat 4-vjeçar”. Favre mban dy poste në UEFA: është shef i zhvillimit të Asociacioneve Nacionale dhe zëvendësdrejtor i Asociacioneve Nacionale, shkruan sot Koha Ditore.

E teksa FFK-ja ka dashur me këtë shkresë ta mbyllë debatin, ai vetëm sa është thelluar. Ahmeti, që po e synon postin e presidentit dhe që po ngul këmbë se mandati i Ademit skadon në janar, pasi, sipas tij, është vazhdimësi e atij të Fadil Vokrrit, ka reaguar duke thënë se kjo shkresë është e kotë dhe se është lëshuar nga një zyrtar jokompetent për të dhënë opinione ligjore.

(Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme