Salzburgu me sulm të fuqishëm synon ta eliminojë Liverpoolin

Salzburgu me sulm të fuqishëm synon ta eliminojë Liverpoolin

10 December 2019 10:23

Liverpooli do të përballet në udhëtim me Salzburgun të martën, duke e ditur se duhet evituar humbja ndaj kampionit të Austrisë për të shpëtuar nga një eliminim turpërues në fazën grupore të Ligës së Kampionëve.

Kampioni në fuqi, Liverpooli, është mësuar ta kalojë fazën grupore në mënyrë të vështirë. Në dy stinorët e fundit i ishin dashur fitoret në ndeshjet e fundit në shtëpi për të siguruar kalimin në 1/8 e finales. Në të dy edicionet arriti më pas në finale, duke e fituar stinorin e kaluar, shkruan sot Koha Ditore.

Mirëpo, Salzburgu me një sulm të fortë të udhëhequr nga norvegjezi Erling Braut Haaland, që po kryeson listën e shënuesve në Ligën e Kampionëve këtë stinor, do të jetë një telash i vërtetë për mbrojtjen e Liverpoolit të goditur nga lëndimet që ka pranuar gola vazhdimisht këtë stinor, ndonëse është shkëputur dukshëm në krye të renditjes në Premier League.

Liverpooli për herë të parë pas 14 ndeshjeve nuk pranoi gol të shtunën mbrëma në fitoren 3:0 ndaj Bournemouthit në ligë. Por në atë ndeshje humbi qendërmbrojtësin kroat Dejan Lovren, që u largua i lënduar në pjesën e parë.

(Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme