Juventusi e Interi në garë për Smallingun Foto: Reuters

Juventusi e Interi në garë për Smallingun

10 December 2019 12:17

Skuadrat rivale nga Serie A, Juventus dhe Inter janë futur në garë për shërbimet e qendërmbrojtësit anglez Chris Smalling, ka raportuar të martën e përditshmja italiane “Gazzetta dello Sport”.

Mësohet se si Juventusi ashtu edhe Interi tashmë kanë kontaktuar Manchester Unitedin për Smallingun, i cili ka kontratë deri në vitin 2022, transmeton Koha Ditore.

Smalling para fillimit të këtij edicioni u huazua te Roma për një vit dhe me fanellën e ekipit italian ka treguar paraqitje të mira.

Manchesteri për kartonin e tij, po kërkon të paktën 20 milionë euro dëmshpërblim. Smalling ka shënuar dy gola në 14 paraqitje për Romën në të gjitha garat. Ai shihet si përforcim i duhur për repartin defensiv si te Juventusi ashtu edhe Interi.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme