Hadërgjonaj asiston në minutat e fundit për fitoren e Huddersfieldit

Hadërgjonaj asiston në minutat e fundit për fitoren e Huddersfieldit

10 December 2019 23:18

Futbollisti i Kosovës, Florent Hadërgjonaj, ka asistuar në golin e fitores së ekipit të tij Huddersfield në ndeshjen ndaj Charltonit në Championshipin anglez.

Ai arriti në minutat shtesë të gjente për mrekulli të lirë Matty Dalyn që realizoi për fitoren 1 me 0 si mysafirë të Charltonit.

Pas 21 xhirove në garën e rangut të dytë në Angli, Huddersfieldi i Hadërgjonajt ka grumbulluar 21 pikë dhe është i 19-i nga 24 ekipe garuese.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme