Fati hyn në histori të Ligës së Kampionëve Foto: Reuters

Fati hyn në histori të Ligës së Kampionëve

10 December 2019 23:40

Sulmuesi i Barcelonës, Ansu Fati, është bërë golashënuesi më i ri në histori të Ligës së Kampionëve.

Pak minuta pasi u përfshi në ndeshjen e së martës ndaj Interit, Fati realizoi për fitoren e Barcelonës në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve. Ai këtë gol e realizoi në moshën 17-vjet e 40 ditë duke hyrë në histori të garave evropiane.

Rekordi deri tani mbahej nga Peter Ofori-Quaye, që kishte shënuar për Olympiacosin, me 17 vjet e 194 ditë më 1997.

Fati u inkuadrua në ndeshje për Barçën në minutën e 85-të dhe vetëm një minutë më vonë realizoi golin e fitores.

Barça mbylli fazën e grupeve në pozitën e parë të Grupit F duke fituar katër ndeshje e duke barazuar dy herë. Interi mbeti i treti, nën hijen e Dortmundit që përfundoi si i dyti.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme