Bayerni kërkon ta ruajë bilancin e qind për qind në Champions

Bayerni kërkon ta ruajë bilancin e qind për qind në Champions

11 December 2019 10:08

Bayern Muencheni po kërkon ta mbyllë fazën grupore të Ligës së Kampionëve me pikë maksimale, kur të mërkurën mbrëma e pret Tottenhamin, në ndeshjen e xhiros së gjashtë të Grupit B.

Bayerni ka siguruar pozitën e parë në grup me 15 pikë, ndërsa Tottenhami e ka siguruar të dytën me dhjetë pikë, transmeton Koha Ditore.

Dy skuadrat gjenden tashmë në fazën nokaut, pra ndeshja do të jetë më tepër për imazh. Mirëpo, për Bayernin është një mundësi e artë që të marrë veten, pas formës jo të mirë që po e kalon në Bundesligë.

Derisa Bayerni kryeson në grup në Champions me pikë maksimale, në Bundesligë gjendet vetëm në vendin e shtatë pas 14 xhirove dhe është shtatë pikë prapa Borussia Moenchengladbachut që kryeson.

Bayerni në ndeshjen e parë ndërmjet dy skuadrave në Londër, kishte fituar thellë 7:2, ndërsa në atë ndeshje katër gola i kishte shënuar Serge Gnabry. Mirëpo, që nga ajo ndeshja ka ndryshime të mëdha.

Të dyja skuadrat kanë shkarkuar trajnerët....(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme