Gjiganti italian kërkon dy mesfushorët e Barçës

Gjiganti italian kërkon dy mesfushorët e Barçës

11 December 2019 09:43

Skuadra e Interit dje ka pësuar humbje nga Barcelona, humbje e cila e eliminoi nga Liga e Kampionëve dhe e dërgon skuadrën nga Italia në garat e Europa League.

Edhe gjatë mbrëmjes së djeshme, Interi kishte probleme me mesfushë, aty ku edhe vet trajneri italian, Antoni Conte është duke kërkuar përforcime, transmeton kp.

Tashmë siç shkruan Marca, Interi është i vendosur të transferojë dyshen e mesfushës së Barcelonës, Ivan Rakitiq dhe Arturo Vidal.

Të dy futbollistët janë jo të lumtur në Camp Nou për shkak të minutazhës së vogël që është duke iu dhënë nga Valverede, dhe të dy mund të largohen gjatë afatit kalimtar të janarit.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme